SPB Tetovë: Gjendjet drogë në veturën e të burgosurit

Tetova

SPB Tetovë: Gjendjet drogë në veturën e të burgosurit

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 15:02
Tetovë

Të enjten rreth orës 10:00, në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë me urdhër të gjykatës kanë kryer kontroll në një automjet.

Automjeti i cili ishte në pronësi të 31-vjeçarit G.G. nga Çegrani i Gostivarit, i cili po vuante dënimin me burg.

“Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marijuanë”.

“Kundër G.G. pas dokumentimit të plotë të çështjes do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat