Ariu shkatërron 20 koshere bletësh në Tetovë

Tetova

Ariu shkatërron 20 koshere bletësh në Tetovë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 19:46
Tetovë

Në pronën e bletarit Vladimir Gavrilovski në Neproshten të Komunës së Tearcës, gjatë natës së kaluar janë shkatërruar 20 koshere me familje bletësh, me gjasë nga një ari.

Kjo gjendje e vështirë me të cilën përballet bletari është pjesë e situatës së zakonshme këtë muaj në rajonin e malit Sharr theksojnë shoqatat e bletarëve.

“Gjatë këtij viti, që nga sot (20 qershor) në SPB Tetovë janë raportuar gjithsej 33 raste të dëmtimit të shkaktuar nga gjahu.

Numri më i madh i rasteve të raportuara i referohej zonës më të gjerë të Tearcës, dhe më së shpeshti janë sulmuar kutitë e bletëve, me gjasë nga një kafshë e egër (ariu). Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar disa raste të ngordhjeve të bagëtive, lopëve, dhive e të tjera”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat