Universiteti i Tetovës: Procesi për zgjedhjen e rektorit po zhvillohet normalisht

Tetova

Universiteti i Tetovës: Procesi për zgjedhjen e rektorit po zhvillohet normalisht

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 14:04
Universiteti i Tetovës

Universiteti i Tetovës njofton se procesi për zgjedhjen e rektorit të ri po zhvillohet normalisht.

“E njoftojmë mbarë opinionin publik se procesi për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Tetovës zhvillohet normalisht për faktin se deri në momentin e përgatitjes dhe dorëzimit të materialit zgjedhor në njësitë akademike, kandidatët e dorëhequr kanë qenë të përfshirë dhe të certifikuar në këtë proces, sikundër i kanë caktuar edhe vëzhguesit e autorizuar brenda afatit të parashikuar në kalendar".

Si rrjedhojë, Komisioni ka sjellë vendimin për listën përfundimtare të kandidatëve sipas rendit alfabetik.

Siç jeni të njoftuar, kandidatët tashmë të dorëhequr, i kanë prezantuar platformat e tyre programore, kanë marrë pjesë në debate publike dhe i janë përmbajtur agjendës së këtij procesi.

Ju njoftojmë se Komisioni do ta zbatojë procesin zgjedhor në përputhje me Ligjin, Statutin, Udhëzuesin dhe kalendarin e përcaktuar”, thuhet në njoftimin e UT-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat