SPB Tetovë: Qytetarët të përmbahen nga përdorimi i armëve në ahengje familjare

Tetova

SPB Tetovë: Qytetarët të përmbahen nga përdorimi i armëve në ahengje familjare

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Në prag të sezonit të dasmave dhe festave të tjera familjare, SPB Tetovë apelon te qytetarët që të përmbahen nga të shtënat, si dhe nga organizimi i paautorizuar i fishekzjarrëve, të cilat së fundi janë bërë përmbajtje e detyrueshme dasmash.

“Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë rikujton se gjuajtja me armë zjarri dhe vendosja e fishekzjarrëve është në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, dhe gjoba për këto lloje të kundërvajtjeve sipas neneve 31 dhe 32 varion nga 100 deri në 250 euro”.

“Gjithashtu, në varësi të pasojave, gjuajtja me armë mund të përbëjë edhe veprën penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, për të cilin, sipas nenit 288 të Kodit Penal, parashihet dënim me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet”, thonë nga SPB Tetovë.

Qytetarët këshillohen gjithashtu nga policia që fishekzjarrët e dasmave të lajmërohen në komisariat apo repartet e zonës ku organizohen, në varësi të kategorisë së tyre dhe organizatorët e tyre të zbatojnë me kohë masat parandaluese të përcaktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat