Kasami: Tetovarët nëse duan qytet më të pastër, duhet të paguajnë rregullisht faturat e mbeturinave

Tetova

Kasami: Tetovarët nëse duan qytet më të pastër, duhet të paguajnë rregullisht faturat e mbeturinave

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:58
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, bëri të ditur se NPK “Tetova” do të rrisë kapacitetet e saj në pritje të ardhjes mërgimtarëve kur grumbullohen sasi më të mëdha të mbeturinave në baza ditore.

Megjithatë, Kasami tha se nëse qytetarët duan një qytet më të pastër, ata duhet të paguajnë rregullisht faturat e shërbimeve dhe të sillen më me përgjegjësi ndaj zonave publike.

“Apeloj qytetarët që të jenë më të ndërgjegjshëm në shlyerjen e obligimeve ndaj NPK Tetova, nëse duam qytet të pastër duhet të paguajmë faturat, obligim me të cilin nuk mund të mburremi. Duhet të jemi më të kujdesshëm edhe me hapësirat publike. NPK Tetova është në dispozicion për lloj të caktuar të mbeturinave, nëse telefononi do të vijnë të marrin mbeturinat, e jo t’i lënë në toka publike. Ne kemi një plan tani në periudhën e verës që të rrisim kapacitetet tona dhe garantojmë se Tetova do të jetë qytet i pastër dhe mbeturinat do të mblidhen rregullisht”, tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami.

Tetova ende nuk e ka zgjidhur problemin e bartjes së mbeturinave komunale para se të dërgohen në deponinë rajonale në Rusino të Gostivarit. Mbeturinat, në vend të kontejnerëve apo sallave të veçanta, transportohen pa asnjë standard në terren, duke ndotur tokën, ujërat nëntokësore dhe ajrin e Tetovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat