SPB Tetovë: Ndalohen tre persona, prishën rendin dhe qetësinë publike

Tetova

SPB Tetovë: Ndalohen tre persona, prishën rendin dhe qetësinë publike

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 13:06
Tetovë

Të enjten mbrëma rreth orës 23:20, zyrtarët policorë të Gostivarit kanë ndaluar personat:

A.I.(22) nga Prisojnica e Rekës së Poshtme Xh.S.(19) dhe Z.D.(24) nga Mogorçe e Rekës së Poshtme.

 Ata në afërsi të “Hanit të Rostushes” kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike me një konfrontim të ndërsjellë fizik.

Kundër të përfshirëve do të pasojnë parashtresa përkatëse pasi që çështja të jetë dokumentuar plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat