Aksident në Tetovë, lëndohen dy të mitur

Tetova

Aksident në Tetovë, lëndohen dy të mitur

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Dje pasdite në rrugën “Ilindenit” në Tetovë një automjet ka goditur dy fëmijë të cilët po udhëtonin me trotinet elektrik.

“Dje në ora 10:50 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Ilindenit” në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes automjetit “Seat Terrazzo” me targa regjistrimi të Tetovës, drejtuar nga 36-vjeçari N.T. Tetovë dhe një trotineti elektrik me të cilin po udhëtonin dy të mitur nga Reçica e Vogël e Tetovës”, njofton MPB.

Në aksident të miturit kanë pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës.

Ndërsa ekipi policor nga SPB Tetovë ka kryer ekspertizë në vendin e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat