Lirohet ariu i bllokuar në stanet e Bozovcës të Malësisë së Tetovës

Tetova

Lirohet ariu i bllokuar në stanet e Bozovcës të Malësisë së Tetovës

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 13:32
Ariu

Pas një denoncimi të një banori lokal nga fshati Bozovcë i Malësisë së Tetovës, se në stanet e tij është bllokuar një ri, sic njofton KlanM, Parku Kombëtar “Mali Sharr”, bashke me ekipe profesionistësh nga Institucioni Publik Kopshti Zoologjik – Shkup, organizuan aksionin e shpëtimit.

“Ariu i rritur mashkull që ishte bllokuar rreth 10 orë, ishte i lodhur dhe I frikësuar, kurse pas tri orëve Bozo (emri i ariut) ishte liruar me sukses. Arinjtë janë banorë rreptësisht të mbrojturtë Malit Sharr, kurse popullsia lokale nga fshtarat e Malësisë jeton në bashkëjetesë me natyrën. Falënderojmë pronarin e stanit që denoncoi rastin që të lirohet ariu” – thonë nga Parku Kombëtar “Mali Sharr”.

Nga Parku Kombëtar, sic njofton KlanM, kanë falënderuar edhe zyrtarët policor që kishin siguruar terrenin, si dhe institucionet tjera kompetente me të cilët ishte koordinuar aksioni i shpëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat