Për 38 vite e huaj në vendin e saj të lindjes

Tetova

Për 38 vite e huaj në vendin e saj të lindjes

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Duhet të operohet privat për shkak të mungesës së nënshtetësisë

Të them të drejtën në vendin tim ndjehem e huaj, edhe pse kam lindur në Tetovë ndjehem e huaj”.

Kështu shprehet Vahide Uzairi e lindur dhe rritur në Tetovë, e ajo që e bën të ndjehet e huaj në vendin e saj të lindjes është mungesa e nënshtetësisë.

Edhe pse e ka certifikatën e lindjes dhe dëftesat e shkollës fillore që e ka përfunduar në Tetovë ajo disa here i ka dorëzuar për të kërkuar nënshtetësinë që i takon, ende nuk ka asnjë përgjigje nga institucionet.

“Kam aplikuar pesë apo gjashtë here dhe i kam dorëzuar dokumentet në Shkup për nënshtetësi që kam aplikuar, por nga atje nuk kam asnjë përgjigje, unë shkollën fillore e kam mbaruar në Tetovë dhe me dëftesat e shkollës dhe me certifikatën e lindjes i kam dorëzuar për nënshtetësi por ende nuk kam asnjë përgjigje. 0026 Për here të fundit kam aplikuar në 13.10.2021 dhe që nga 2021 nuk kam asnjë përgjigje”, thotë Vahide Uzairi nga Tetova.

E ajo që Vahidja më së shumti ka nevojë për dokumentin e nënshtetësisë janë edhe pagesat private që i bën për shërimin e saj.

Vahidja: Po tani e kam edhe një operacion për boshtin kurrizor, dhe ajo shkon privat, si ta bëj privat kur kam lindur në Tetovë dhe shteti nuk ma jep nënshtetësinë… Privat nuk mund ta bëj sepse është i shtrenjtë

Gazetari: Sa kushton?

Vahidja: Më kanë thënë se është 3000 euro privat

Gazetari: Dhe je e pa punë

Vahidja: Po e pa punë

Vahidja u largua me dokumentin e vetëm që mbante në duar, certifikatën e lindjes, me shpresë se pas kësaj kronike zëri i një gruaje në nevojë do të depërtoj në veshin e institucioneve dhe më nuk do të duhet të endet neper dyer të institucioneve dhe me shpresë se më nuk do të ndjehet e huaj në vendin e saj të lindjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat