Demiri: Pozitën e drejtorit të Spitalit të Tetovës e pranoj me përgjegjësi, shpresoj t’i përmbush pritshmëritë e qytetarëve

Tetova

Demiri: Pozitën e drejtorit të Spitalit të Tetovës e pranoj me përgjegjësi, shpresoj t’i përmbush pritshmëritë e qytetarëve

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 18:44
Drejtori i ri i Spitalit të Tetovës, Ilir Demiri

Drejtori i ri i Spitalit të Tetovës, Ilir Demiri, është deklaruar publikisht pasi e ka marrë pozitën e re. Në një postim në Facebook, Demiri shpreh mirënjohje për ata që i kanë dhënë mbështetje në punën e tij, sidomos gjatë punës së pandemisë.

Demiri thotë se detyrën e drejtorit të Spitalit të Tetovës e pranon me përgjegjësi dhe se do të punojë për t’i përmbushur pritshmëritë e qytetarëve.

“Pas shumë vitesh shërbesë dhe përkushtim në shëndetësi dhe pas shumë sfidave në këtë rrugëtim, sot u emërova Drejtor i Spitalit Klinik në Tetovë nga Ministri i Shëndetësisë z. Fatmir Mexhiti, me të cilin gjatë viteve kemi bashkëpunuar dhe kemi ruajtur raport të shëndoshë, sidomos kur në shprehje ka qenë shëndeti i pacientëve. Mirënjohës dhe falenderues ndaj të gjithëve që më kanë dhënë mbështetje të parezervë veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë ku volumi i punës dhe dëshira për të qenë sa më afër pacientëve ka qenë në radhë të parë paçka se shëndeti ynë rrezikohej në masë të madhe… Përpara betimit të Hipokratit gjithçka tjetër ishte irelevante”.

“Sot, kam kuptuar që nuk paska mirënjohje më të madhe se besimi i dhënë për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme. Të gjithë jemi koshient se shëndeti është gjëja më e shtrenjtë që ka njeriu andaj kjo e bën këtë rol shumë sfidues, me ç’rast e pranoj këtë detyrë me përgjegjësinë më të madhe dhe uroj t’i përmbush pritshmëritë e qytetarëve! Së bashku, me miq, kolegë dhe njerëz të vullnetit të mirë, punëtorë e vizionarë, do të kujdesemi që para së gjithash shëndeti i qytetarëve të jetë në rradhë të parë. Jam krenar, që kam shërbyer dhe do të vazhdoj t’u shërbej përulësisht qytetarëve”, ka shkruar Demiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat