Mashtrohet një person nga Tetova, banesa i shitet tjetër personi

Tetova

Mashtrohet një person nga Tetova, banesa i shitet tjetër personi

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 11:07
Tetova

Siç njoftojnë nga policia, më 31 korrik në ora 09:10 në SPB-Tetovë, 49-vjeçari nga një fshat i Tetovës ka raportuar se në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2023 i është bërë mashtrimi për shumën prej 6.000 euro.

“Sipas raportit, në vitin 2019 ai ka dhënë një paradhënie prej 5 mijë eurosh për të blerë një apartament, por apartamenti i është shitur një personi tjetër dhe paratë janë zhdukur. Siç raportohet, në pranverë ai dhe gruaja e tij u kontaktuan nga një person i cili u prezantua si avokat dhe u premtoi se mund t’i ndihmonte të merrnin banesën në emër të tyre.

Gjithashtu, sipas denoncimit, personi i ka kërkuar 1000 euro për të kryer punën dhe pasi ia ka paguar paratë, personi i ka dhënë një fletëpagesë në emër tjetër, pas së cilës dyshohet se është mashtruar dhe ka denoncuar rastin në polici”, thuhet në raportin e policisë.

Po merren masa për zbardhjen e rastit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat