Ministria e Kulturës konfirmon dislokimin e Bibliotekës së Tetovës

Tetova

Ministria e Kulturës konfirmon dislokimin e Bibliotekës së Tetovës

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 16:51
Ministria e Kulturës

Në këto hapësira pritet të dislokohet biblioteka e Tetovës. Nga hapësira me 156 metra katror sa ka aktualisht, në këto klasë me 145 metra katror nuk ka as ventilim të ajrit, disa klasa madje pa dritare dhe pa tualet. Të punësuarit në bibliotekë thonë se dislokimi në këto klasa të ngushta nuk i plotëson kushtet elementare.

“Kjo hapësirë më shumë se 2.5 metra nuk ka, dhe do vjen deri tek bllokimi i ajrit edhe për punëtorët edhe për librat. Ministria meqë tashmë e ka këtë plan, është mirë të bëj një ekip dhe të vit ë na vizitoj dhe të bëj një projekt nëse i plotëson kushtet që ne ë transferohemi. Ne nuk jemi kundër transferimit që do ta bëj ministria, por le të jenë kushtet nëse jo më të mira, sikur ato që i kemi. Ligji për biblioteka ka rregullore se si duhet mbajtur librat në raft dhe sa duhet të ketë qarkullim ajri, sepse verës është nxehtë e dimrit ftohtë që punëtorët të mos marrin sëmundje prej aromës së librave. Kudo në botë bibliotekat janë në vende të veçanta jo bashkë me punëtorët. Ne jemi të vetmit në Maqedoni që punojnë në hapësira të hapura ku e kemi edhe depon edhe librat, edhe shtypi ditor krejt në një. Ajo na ka shkatërruar shëndetin dhe e dimë ne se çka kemi heq në këto kushte,” tha Mahi Murtezani, i punësuar.

Halli i punëtorëve nuk është vetëm salla ku mbahen librat dhe ku bëhet madje edhe katalogizimi, por edhe mungesa e rafteve për mbi 50 mijë libra si dhe depoja për ruajtjen e tyre.

Javë më parë ka mbajtur mbledhje edhe këshilli drejtues i bibliotekës së Tetovës, të cilët njëzëri e kanë refuzuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës për dislokimin e bibliotekës nëpër këto hapësira të ngushta. Por nga Ministria thanë për “Alsat” se dislokimi i mundshëm i bibliotekës, do të bëhet për të siguruar më shumë hapësire dhe kushte më të mira, që realisht nuk duket se ku është ajo hapësire më e madhe dhe ato kushte më të mira. Sipas drejtuesve të Shtëpisë së kulturës në Tetovë, në shkrimin e ministrisë së kulturës, thuhet se, në këto zyra ku aktualisht është biblioteka e Tetovës, do të vendoset zyra e delegacionit të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat