Protesta në Tetovë, kërkohet përgjegjësi për zjarrin në Spitalin Modular

Tetova

Protesta në Tetovë, kërkohet përgjegjësi për zjarrin në Spitalin Modular

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 14:36
Protesta në Tetovë

Ka mbaruar protesta e paralajmëruar nga “Më mirë për Tetovën”, e cila ishte thirrur nga dita e djeshme për tu mbajtur para Gjykatës Themelore në Tetovë.

Qëllimi i protestës është që të protestohet për drejtësi dhe përcaktim të përgjegjësisë për zjarrin në spitalin modular në Tetovë në të cilin dy vite më parë u dogjën 14 persona.

Familjarët e të vdekurve dhe qytetarët e Tetovës u organizuan për protestën e sotme nëpërmjet rrjeteve sociale, të nxitur nga përmbajtja e filmit dokumentar të Laboratorit të Gazetarëve Hulumtues me titull “Vrasja në Tetovë”.

“Jemi mbledhur këtu për të shprehur mllefin e qytetarëve për manipulimin e procesit gjyqësor për tragjedinë e 8 shtatorit u dogjën të gjallë 14 bashkëqytetarët tanë. Për 5 vite ne kemi 4 tragjedi, 97 viktima dhe zero ditë burg, dhe për këtë besimi jonë në sistemin e drejtësisë në këtë shtet është zero. Jeta e qytetarëve është bërë peng i pazareve për tendera. Kërkojmë nga Qeveria që urgjentisht ta shkarkojë kryeprokurorin Jovevski dhe ai bashkë me prokurorët tjerë të përfshirë në këtë vepër monstruoze të përgjigjen penalisht” tha mes tjerash, Elmedina Abdulahi nga “Më mirë për Tetovën”.

Organizatorët gjithashtu kërkuan që të përgjigjen penalisht edhe politikanët që kanë qenë të përfshirë në paligshmërinë, sipas tyre, për dhënien e tenderit për kompaninë “Brako”.

“Pa drejtësi nuk do të ketë qetësi”, thanë organizatorët.

Përndryshe, për këtë rast ka pasur aktakuzë dhe aktgjykim. Prokurori ka ndjekur penalisht dy ish-drejtorët e spitalit të Tetovës dhe mjekun përgjegjës të objektit modular. Por jo për shkaqet e zjarrit, për mbrojtjen nga zjarri në godinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat