Tetovë, postierët përballen me probleme, qytetarët të revoltuar nga pritjet në sportele

Tetova

Tetovë, postierët përballen me probleme, qytetarët të revoltuar nga pritjet në sportele

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 15:14
Tetovë

Mungesë kuadri, uniformash për postierët, madje edhe të zarfeve për të kryer shërbime klientëve. Në këtë gjendje, që prej vitesh po funksionon posta e Tetovës. Për herë të fundit, postierët me uniforma janë pajisur në vitin 2008, ndërsa shtëpi më shtëpi shkojnë me veshje civile, gjë që është edhe në kundërshtim me ligjin.

Udhëheqja e Tetovës thotë se posta ka vështirësi të mëdha në funksionim. Banorët ankohen për numrin e ulët të punonjësve nëpër sportele.

“Pushteti duhet të kërkoj zgjidhje që të na vijnë letrat në shtëpi siç janë dokumentacioni e letrat e fëmijëve që kemi larg kufirit. Por gjithë ky nam objekti është tepër gabim se s`ka askush brenda. Se di a kanë ndonjë vizion këta të ndryshojnë e të ecin me kohën”, u shpreh një banor tjetër.

Mirëdita a pritët gjatë për të paguar faturat?

“Të të them të drejtën do iki te posta tjetër atje te policia, shumë rend ka këtu. Duhet patjetër të reformohet kjo, por s`ka shanse sa e shoh. Ky sistem kështu do e çoj. As letrat nuk vijnë në kohë asgjë”, tha një tjetër qytetar.

Nga drejtoria e Postave të Maqedonisë thonë se janë në dijeni për këtë gjendje të krijuar në postën e Tetovës dhe se po punojnë në drejtim të përmirësimit të kushteve./alsat.mk

“Sa iu përket uniformave dhe mjeteve transportuese ne fatkeqësisht nuk jemi dhe nuk kemi qenë në gjendje deri sot t`iu sigurojmë këto gjëra postierëve, shkaku i gjendjes në të cilën e kemi gjet këtë institucion. Por besojmë se për një periudhë të shkurtër do kemi uniformim të postierëve dhe mjeteve të transportit. Fatkeqësisht si institucion nuk kemi të drejtë për momentin, por edhe kërkesat tona për punëtorë nuk merren parasysh nga Ministria e Financave, shkaku i asaj se jemi firmë që punojmë momentalisht me humbje.”.

Përveç mungesës së uniformave dhe mjeteve të transportit për t`i shpërndarë letrat dhe dërgesat, postierët përdorin mjetet private. Por ky nuk është halli i vetëm i postierëve të terrenit, ata, po ashtu përballen edhe me mungesën e numrave të dyerve nëpër pjesën më të madhe të fshatrave të Pollogut, por edhe mungesën e kutive postare, gjë kjo që i detyron ata shpeshherë, letrat ti lënë tek furrat e bukës nëpër fshatra apo kafene, deklaroi Dardan Iseni, Postave e Maqedonisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat