Zvarritet vazhdimi i bulevardin “Bato, Komuna e Tetovës: Problem janë pronat, në shtator intensifikohen punimet

Tetova

Zvarritet vazhdimi i bulevardin “Bato, Komuna e Tetovës: Problem janë pronat, në shtator intensifikohen punimet

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 20:41
Punimet

Punimet në bulevardit “Video Smilevski Bato” filluan para një muaji por, ato nuk zgjatën shumë.

Në këtë hapësirë nuk ka asnjë tabelë njoftuese për këtë projekt. Nga komuna e Tetovës thonë se punët do të intensifikohen në shtator dhe se vonesat janë bërë për shkak të procedurave pronësore juridike.

“Punimet për vazhdimin e bulevardit “VS Bato” sapo kanë filluar. Planifikojmë që në muajin shtator të rrisim intensitetin e punimeve, për shkak të mbarimit të të gjitha procedurave pronësore-juridike”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Ky bulevard fundin duhet të ketë në fshatin Poroj, ndërsa qëllimi është që të shmang komunikacionin që shkaktohet në lagjen Drenovec. Hapja e këtij bulevardi do të ndihmojë edhe qarkullimin për në Kosovë. Një kilometër i këtij bulevardi u hap në vitin 2020, ndërsa investimi në atë kohë ishte nga Banka Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat