Shpërthen zjarr në një ndërtesë në Tetovë, disa persona përfundojnë në spital

Tetova

Shpërthen zjarr në një ndërtesë në Tetovë, disa persona përfundojnë në spital

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 20.20 në SPB Tetovë është denoncuar se në një ndërtesë në rrugën “Ilindenska” bllok 87, ka shpërthyer një zjarr si pasojë e defektit me instalimin elektrik.

Me intervenim të zjarrfikësve të Tetovës zjarri është shuar.

Për shkak thithjes së tymit disa banorëve u është ofruar ndihmë në spitalin Klinik të Tetovës.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipi policor nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat