Premtohet më shumë se një dekadë, por asgjë nga rrethrrotullimi apo mbikalimi tek rruga Industriale në Tetovë

Tetova

Premtohet më shumë se një dekadë, por asgjë nga rrethrrotullimi apo mbikalimi tek rruga Industriale në Tetovë

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Premtohet më shumë se një dekadë, por asgjë nga rrethrrotullimi apo mbikalimi tek rruga Industriale në Tetovë. Projekti para dy vitesh u nis madje duke planifikuar edhe mburoja ndarëse mes rrugëve, por asnjëherë nuk përfundoi. Zgjidhja që u mendua të realizohet përmes semaforëve nuk ka dhënë rezultate, sepse, siç mund të shihni edhe në video, të njëjtët nuk funksionojnë si duhet.

Banorët ankohen se për çdo vit bien viktima në këtë rrugë, ndërkohë që kërkojnë nga komuna, zgjidhje sa më të shpejtë të këtij problemi.

“Rreziku është shumë i madh, ne çdo ditë kalojmë për në xhami këndej, këtë punë duhet ta kryej komuna. E dini sa fëmijë kanë shkel makinat në këtë rrugë,” tha një banor.

“Iu kisha lutur juve si gazetar ta alarmoni te kryetari i komunës së shumë rrezik është. Para tre vitesh e goditën një vajzë këtu që bëhej gati të martohet. Shumë keq është puna këtu. Varet jeta e njeriut nga kjo, nesër edhe fëmijët do na nisin në shkollë,” tha një tjetër banor.

“Pikërisht nga kjo lënie pas dore e mos ndërtimit të rreth rrotullimit apo mbikalimit në rrugën Industriale, siç e kërkojnë banorët, pothuajse çdo vit pësojnë nxënësit e kësaj shkolle që shihni pas meje, por edhe fëmijët e kësaj lagjeje”

Nga Komuna e Tetovës thonë se problemi në rrugën Industriale do të zgjidhet deri në fund të këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat