SPB Tetovë: Për tetë muaj janë arrestuar 296 persona për posedim të lëndëve narkotike

Tetova

SPB Tetovë: Për tetë muaj janë arrestuar 296 persona për posedim të lëndëve narkotike

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Në gati tetë muajt e kaluar të këtij viti, duke filluar janari deri më sot (29-gusht), në zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, janë privuar nga liria gjithsej 296 persona (TE-248 dhe GV-48) me ç’rast tek ata janë gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike.

Numrit më të madh të tyre, menjëherë pas privimit nga liria, i’u janë përgatitë parashtresa përkatëse lidhur me veprën penale “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, vepër e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal. Nga ana tjetër, disa prej tyre u akuzuan për “mundësim të përdorimit të lëndëve narkotike” sipas nenit 216 të Kodit Penal.

“Personave të privuar nga liria gjatë këtij viti më së shpeshti është gjetë dhe konfiskua marihuanë dhe kokainë, e më rrallë edhe heroinë. Ndër të privuarit janë regjistruar edhe të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç, si dhe një numër i caktuar personash që kanë përsëritur veprën”.

“SPB Tetovë në koordinim me institucionet tjera, është duke u angazhuar intensivisht në zbulimin dhe sanksionimin ligjor të personave të përfshirë në shitjen e drogave narkotike”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat