LD: Përkrahim marshin e sotëm protestues për tragjedinë në Spitalin Modular në Tetovë

Tetova

LD: Përkrahim marshin e sotëm protestues për tragjedinë në Spitalin Modular në Tetovë

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 13:25
Lëvizja Demokratike

Lëvizja Demokratike nëpërmjet një kumtese njofton opinionin se përkrah Marshin protestues me rastin e Spitalit modular, epilogu gjyqësor i të cilit sipas tyre, ishte një skandal i vërtetë.

“Lëvizja kërkon nga organet përkatëse që kjo ngjarje të kthehet për rigjykim dhe fajtorët të marrin dënimin e vërtetë, me çka do të tregohet se nuk kemi drejtësi të kapur dhe të njëanshme”, thuhet në njoftimin e LD-së.

Sot me fillim nga ora 14:00 familjarët e të vdekurve nga zjarri në Spitalin Modular në Tetovë, kanë paralajmëruar protestë, në të cilën do të kërkojnë që organet shtetërore të vendosin drejtësi për këtë ngjarje tragjike.

Ata kërkojnë që të ketë hetime dhe aktakuza të reja.

Gjithashtu familjarët e të vdekurve kërkuan që protesta e sotme të mos politizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat