Aksion kontrolli në Tetovë: Gjendet drogë, mos lëshim faturash fiskale

Tetova

Aksion kontrolli në Tetovë: Gjendet drogë, mos lëshim faturash fiskale

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Më datë 17.09.2023 në orën 01:10, në bazë të një plani operativ të përgatitur më parë për kontrollin e objekteve hotelierike, punonjësit e policisë në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës kanë kryer një kontroll aksion në një objekt hoteliere në Zherovjan, komuna e Bogovinës.

Gjatë kontrollit janë gjetur katër shtetas të huaj (nga Serbia, Ukraina, Moldavia dhe Shqipëria) si dhe 55 të ftuar, mes të cilëve dy të mitur.

Në dyshemenë e objektit është gjetur një pako me lëndë pluhuri.

Nga ana e DAP është kontatuar moslëshimi i llogarive fiskale ndërsa nga ISHP persona që kryejnë veprimtari pune pa u regjistruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohen parashtresat përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat