Shuhet zjarri në Debërcë, ndizen dy të tjera në Tetovë

Tetova

Shuhet zjarri në Debërcë, ndizen dy të tjera në Tetovë

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Pas tetë ditësh, zjarri në deponinë e fshatit Debërcë në komunën e Zhelinës, u shua përfundimisht.

Nga komuna thonë se kjo situatë ishte kaq e vështirë sa nuk ishte e mundur të ndaloheshin flakët.

Me sugjerim të ministrit për punë të brendshme është kontaktuar një kompani nga Manastiri e cila me preparat të posaçëm ka shuar zjarrin. Pas këtij intervenimi, autoritetet lokale vendosën që deponia të transferohej në një lokacion tjetër dhe të largohej nga vendi aktual.

“Në koordinim me Qendrën për Menaxhim me Kriza jemi munduar që ta shuajmë zjarrin si nga toka edhe nga qielli dhe nuk kemi mundur ta shuajmë zjarrin. Dje kemi marr rekomandime për një kompani me një bagazh të madh në këtë fushë që kishte një përvojë shumë të madh në këtë fushë dhe sot jemi dëshmitar se deponia është shuar. Jemi në angazhim e sipër për dislokimin të kësaj deponie.”- deklaroi Jasin Shaqiri – komuna Zhelinës.

Nga njësia kundër zjarrit në Tetovë thonë se në Tetovë për momentin ka edhe dy deponi të egra të ndezura. Një është në fshatin Sellcë dhe një rrugës për në fshatin Xhermë.

“Dy deponitë në janë Pollog, një në Sellcë dhe një rrugës për në Xhermë, të dy deponitë janë deponi shumë të mëdha që duhet përsëri të sjellim ekspertin nga Manastiri që kishte një preparat që nuk e kemi parë deri më tani dhe janë deponi shumë të mëdha që kundërmon një erë e keqe në qytetin e Tetovës.”- pohoi Avni Ameti NJTKZ- Tetovë .

Vetëm 24 orët e fundit në Tetovë ka pasur mbi 20 zjarre thonë nga njësia e zjarrfikësve, ndërsa për dy muaj në Tetovë dhe rrethinë janë ndezur mbi 4 deponi.

Deponitë shkaktojnë problem të madh në komunat e Pollogut, pasi që sapo pastrohen ato krijohen nga vetë qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat