Komuna e Tetovës: Dikush po e prish atë që po bëjmë për Tetovën tonë

Tetova

Komuna e Tetovës: Dikush po e prish atë që po bëjmë për Tetovën tonë

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 20:49
Komuna e Tetovës

Komuna e Tetovës sot ka reaguar në lidhje me prishjen e ulëseve në qendrën e qytetit. Nga atje thonë se veprimet e tilla të shëmtuara nuk i bëjnë dobi askujt.

“Aktet vandale nuk duhet të ketë vend në shekullin e 21-të. Por fatkeqësisht dikush po e prish atë që po bëjmë për Tetovën tonë. Veprime të tilla të shëmtuara nuk i bëjnë dobi askujt, përkundrazi, paraqesin një imazh të shëmtuar për qytetin tonë. Pajisjet urbane janë të të gjithëve ne, qyteti është i përbashkët.

Nëse nuk punojmë së bashku, do ta kemi të vështirë të zhvillohemi dhe të ecim përpara.

Apelojmë te qytetarët që ta mbrojnë qytetin, sepse ai është shtëpia e secilit prej nesh. Shpresojmë që autoritetet të gjejnë dhe ndëshkojnë ata që prishën sheshin e qytetit dhe se më nuk do të ndodhin gjëra të tilla”, thuhet në reagimin e Komunës së Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat