Komuna e Tetovës: Në shkollat mungojnë mbi 45,000 libra, nxënësit po përballen me vështirësi

Tetova

Komuna e Tetovës: Në shkollat mungojnë mbi 45,000 libra, nxënësit po përballen me vështirësi

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 16:26
Komuna e Tetovës

Sektori për Arsim në komunën e Tetovës ka kërkuar që MASH të merr më seriozisht situatën me librat në shkollat e mesme dhe fillore të Tetovës. Sipas këtij sektori në Tetovë mungojnë 35 mijë libra në shkollat fillore dhe 10 mijë në shkollat e mesme.

Nga Komuna e Tetovës thonë se nxënësit janë pa libra dhe me këtë tregon se Ministria Arsimit ma dështuar, ndërsa nxënësit nuk mund të ndjekin mësimin.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të ndjehet e turpëruar për mënyrën e saj të dështuar për të siguruar librat shkollore të premtuar për nxënësit e Tetovës. Situata e mungesës së teksteve shkollore në këtë komunë është një pasqyrë e qartë e mangësisë së kujdesit dhe përgjegjësisë së kësaj ministrie ndaj arsimit dhe të ardhmes së brezave të rinj.

Në kohën kur nxënësit duhet të jenë të përgatitur për një vit të ri shkollor, ata janë të lënë në errësirë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në shkollat e Tetovës mungojnë mbi 45,000 libra, dhe situata po bëhet gjithnjë e më e rëndë. Nxënësit po përballen me vështirësi të pashembullta për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre themelore, ndërsa MASH duket se është në një gjendje të përgjumur”, theksoi Nazmi Dauti, sektori për arsim pranë komunës së Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat