Tetovë, përleshen mes vete studentët nga Taxhikistani dhe Pakistani

Tetova

Tetovë, përleshen mes vete studentët nga Taxhikistani dhe Pakistani

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 19:03
Tetovë

SPB Tetovë informon se sot (27 shtator) rreth orës 11:00, zyrtarët policorë kanë arrestuar personat M.F. (23) dhe A.Sh (19) nga Taxhikistani dhe I.T. (20) nga Pakistani, të cilët paraprakisht janë raportuar se rreth orës 10.00 ishin duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin në oborrin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.

SPB Tetovë njofton se sipas raportit në përleshje ka marrë pjesë edhe H.T. (21) nga Pakistani i cili ka pësuar lëndime trupore

Dhe menjëherë është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës.

“Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj të përfshirëve, të cilët sipas informacioneve të para janë studentë të këtij UEJL-së, do të vijojnë parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat