Mexhiti: Pas 20 vitesh, Spitali Klinik në Tetovë do t’i presë pacientët në ambiente të rinovuara

Tetova

Mexhiti: Pas 20 vitesh, Spitali Klinik në Tetovë do t’i presë pacientët në ambiente të rinovuara

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti njofton se ka përfunduar projekti për renovimin e Spitalit Klinik në Tetovë.

“Pas 20 vitesh, Spitali Klinik në Tetovë do t’i presë pacientët në ambiente të rinovuara.

Ka përfunduar një projekt i rëndësishëm për Spitalin Klinik në Tetovë, ne u ofrojmë pacientëve kushte të ngjashme me qendrat e mëdha mjekësore në mbarë Evropën.

Spitali i Tetovës u bë me dy reparte të pajisura dhe të rinovuara plotësisht për gjinekologji dhe neonatologji dhe reparte ambulatore të repartit të sëmundjeve interne të rinovuara dhe pajisura plotësisht”, njofton Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat