Vazhdojnë me protesta pensionistët në Tetovë, kërkojnë rritjen e pensioneve

Tetova

Vazhdojnë me protesta pensionistët në Tetovë, kërkojnë rritjen e pensioneve

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 18:37
Pensionistët në protesta në Tetovë

Pensionistët e Tetovës sërish bllokuan hyrjen e Tetovës. Ata thonë se nuk heqin dorë nga kërkesa për rritjen e pensioneve nga 3.500 deri në 5.000 denarë dhe pensioni minimal të jetë 20 mijë denarë.

“Ne kërkojmë nga 3500-5000 denarë rritje lineare, për të gjithë pensionistët njësoj dhe kërkojmë që pensioni minimal të jete 20000 denarë. Nuk kanë pasur reagim pas protestave dhe kjo është dhimbja më e madhe e jona, mos ketë as një reagim. Ne do vazhdojmë deri në realizim e kërkesave tona.

“Fillimisht dua t’i përshëndes edhe ministren edhe kryeministrin dhe presidentin e vendit, të mendojnë pak dhe të dalin që ta shohin këtë popull, t’i shohin pensionistët. Para kanë, le të mos na gënjejnë, le të ulen dhe t’i zgjedhin problemet e pensionistëve. Me siguri dëgjimin e kanë shumë të dobët, por ne do të vazhdojmë edhe më tej, do të shkojmë edhe në Shkup. Do e bllokojmë të gjithë Shkupin.”

“Kryeministri Kovaçeski thotë se këtu kemi çmimet më të ulëta në Evropë. Po, kemi, por a e dini ku? Në bufenë e Qeverisë. Aty hanë mëngjes, drekë dhe darkë për 250 denarë. Për ata, jo për ne. Kështu që, Kovaçevski ta shikojë këtë popull, që po qëndron në rrugë, i uritur, i mjerë, a e meritojmë ne këtë. Prandaj kërkojmë dorëheqjen e Stankës dhe Trençevskës. Kërkojmë dorëheqje. “

Ndërkaq nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk lëvizin nga qëndrimet. Nga atje thonë se nuk do të ndërmarrin asnjë hap që të do rrezikojë stabilitetin e Fondit Pensional dhe ardhmërinë e pensionistëve. Ndryshe në Maqedoninë e Veriut jetojnë rreth 330.000 pensionistë, mbi 97.000, kanë pensione deri në 13.000 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat