Tërmeti në Tetovë, Nazmi Dauti: Jemi në komunikim me shkollat për procesin mësimor

Tetova

Tërmeti në Tetovë, Nazmi Dauti: Jemi në komunikim me shkollat për procesin mësimor

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 11:34
Nazmi Dauti

Është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut. Sipas Qendrës Seizmologjike tërmeti ka qenë me fuqi 3.2 shkallë, ndërsa është ndjerë në Shkup dhe Tetovë.

Nazmi Dauti nga Drejtoria për Arsim në Komunën e Tetovës, tha se nxënësit e shkollave në Tetovë janë evakuuar nga objektet shkollore.

Ai tha se janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet tjera kompetente për të vlerësuar situatën pas tërmetit dhe do të marrin vendim nëse do të vazhdohet me procesin mësimor.

Ndryshe, sipas Qendrës Sizmologjike tërmeti ka qenë me epiqendër 39 kilometra në jug-perëndim të Shkupit.

Për momentin nuk është raportuar për dëme materiale, por ka pasur qytetarë të shqetësuar nga dridhjet që i kanë ndjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat