Tetovë, për nëntë muaj 438 gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes

Tetova

Tetovë, për nëntë muaj 438 gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se në nëntë muajt e fundit të këtij viti, në gjithë Tetovën janë shqiptuar gjithsej 438 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Gjithashtu, gjatë periudhës në fjalë janë sanksionuar 440 drejtues automjetesh që nuk kanë përdorur rripin e sigurimit, gjë që ka vënë në rrezik sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë të trafikut. Ato shtojnë se bisedat në celular shpërqendron ndjeshëm vëmendjen dhe përqendrimin e drejtuesve të mjeteve, veçanërisht në një frekuencë më të madhe të automjeteve në rrugë, veçanërisht në zonat qendrore të qytetit.

“Shkelësve u janë përgatitur parashtresat e parapara me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor dhe do të përballen me gjoba prej 40 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë, varësisht nga kundërvajtjet” thonë nga SPB.

Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë, apelon drejtuesit e mjeteve që të mos përdorin celualarët gjatë drejtimit të automjetit dhe të përdorin rripin e sigurimit, pavarësisht nëse udhëtojnë në distanca më të gjata apo më të shkurtra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat