Mbi dy mijë shkelje brenda një muaji nga shoferët në Tetovë

Tetova

Mbi dy mijë shkelje brenda një muaji nga shoferët në Tetovë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se gjatë muajit të kaluar (tetor), efektivët e policisë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë-Stacioni Policorë për siguri në trafikun rrugorë-Tetovë, në zonën më të gjerë të Tetovës, në 23 aksione kontrolluese dhe aktivitete të rregullta kontrolluese, kanë zbuluar dhe sanksionuan ligjërisht gjithsej 2062 shkelje ose 318 më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga SPB Tetovë thonë se në aktivitetet kontrolluese, të kryera gjatë tetorit për shkak të shkeljeve, gjegjësisht mangësive, 49 automjete janë përjashtuar nga trafiku, 43 prej të cilave për shkak të regjistrimit të skaduar deri në dhe mbi 30 ditë, 5 për shkak të defekteve teknike të përcaktuara dhe 1 për shkak të mbingarkimit.

“Gjatë tetorit, gjithashtu janë përjashtuar edhe 298 shoferë, nga të cilët 188 kanë drejtuar automjetet pa patentë shoferi, 70 nën ndikimin e alkoolit, 28 shoferë fillestar të cilët nuk kanë respektuar kufizimet ligjore për këtë kategori të shoferëve dhe 12 me masë mbrojtëse ndalesë të vlefshëm për drejtim”.

“Përveç këtyre, në muajin për të cilin bëhet fjalë, janë marrë përkohësisht 3 automjete për regjistrim të skaduar për më shumë se gjashtë muaj, 79 shoferë dhe 41 leje qarkullimi në trafik, ndërsa “shërbimi i merimangës” së Tetovës ka ngritur 190 automjete të parkuara gabim, gjegjësisht automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt, më së shumti në zonën qendrore të Tetovës, ku dinamika më e madhe e trafikut dhe frekuenca e automjeteve dhe këmbësorëve është gjithashtu më e madhe. Muajin e kaluar (tetor) janë shqiptuar 799 masa për shpejtësi të papërshtatshme sipas kushteve në rrugor, për drejtim më të shpejtë, si shkelje më e zakonshme edhe gjatë këtij viti në rajonin më të gjerë të Pollogut”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat