Zjarri në Falisht të Tetovës, flet komandanti i zjarrfikësve Ameti

Tetova

Zjarri në Falisht të Tetovës, flet komandanti i zjarrfikësve Ameti

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 14:04
Zjarri në Falisht të Tetovës, flet komandanti i zjarrfikësve Ameti

Sot, një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një depo të një ndërmarrje për shitjen e materialeve në fshatin Falishtë të Tetovës. Në një deklaratë, përfaqësuesi i ndërmarrjes ka bërë apel për ndërhyrjen e Ministrit të Mjedisit për të bërë matjen e cilësisë së ajrit pas ngjarjes.

Siç e shihni pas meje është një ndërmarrje e cila ka bërë shitjen e gjë sendeve, të cilat janë ndez, gjithashtu përpjekjet tona janë që të lokalizimin e zjarrin siç e dimë materialet që ka poseduar brenda deponia janë djegëse të të përmasave të mëdha kështu që ne bëjmë të pa mundurën që të lokalizojmë zjarrin” thotë komandanti i zjarrfikësve Ameti.

Për shqetësime në lidhje me materialet kimike, pronari i ndërmarrjes ka konfirmuar se depoja përmbante materiale të ndryshme kimike dhe ka një gamë të gjërë të ngjyrave. Ai ka thënë se shkaqet e zjarrit janë shkaktuar nga oxhaku dhe pavarësisht përpjekjeve të tyre, ata nuk kanë mundur të lokalizojnë zjarrin.

Për momentin kemi 2 zjarrfiks të lënduar për momentin nuk janë në lëndime të rënda, dihet që tymi e bën të vetën dhe helohemi në rast se thithim” thuhet në dekaratën e tij.

Policia lokale dhe forcat e zjarrfikësve janë të angazhuara në menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e zonave përreth për të parandaluar përhapjen e flakëve. Autoritetet lokale po bëjnë hetimet e nevojshme për të zbuluar shkaqet dhe për të siguruar sigurinë e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat