Pamje nga shpërthimi i zjarrit në një depo në Tetovë

Tetova

Pamje nga shpërthimi i zjarrit në një depo në Tetovë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 15:38
Zjarr

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, rreth mesditës, në fshatin Falishtë të Tetovës, ku një depo e madhe e një kompanie për përpunimin e metalit është përfshirë nga flakët.

Sipas njoftimeve të para nga komandanti i zjarrfikësve të Tetovës, Ahmeti tha se në deponinë që po digjet ka materiale kimike dhe se ka një gamë të gjerë të ngjyrave.

Ai gjithashtu njoftoi se gjatë përpjekjeve të deritanishme për shuarjen e zjarri janë lënduar edhe dy zjarrfikës.

Image
Zjarri në objekt

“Për momentin kemi 2 zjarrfikës të lënduar për momentin nuk janë në lëndime të rënda, dihet që tymi e bën të vetën dhe helmohemi në rast se thithim” tha Ahmeti.

Nga njësiti i zjarrfikësve gjithashtu njoftojnë se zjarri që ka shpërthyer në depo është lokalizuar.

Në aksion të shuarjes së zjarrit kanë marrë pjesë zjarrfikësit e Shkupit, Gostivarit dhe Kumanovës, ndërsa nuk është raportuar se ka persona të lënduar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat