Kontrolle në dyqanet e Tetovës, janë konfiskuar veshje sportive për fëmijë dhe xhinse

Tetova

Kontrolle në dyqanet e Tetovës, janë konfiskuar veshje sportive për fëmijë dhe xhinse

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 12:43
Policia

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se policia në bashkëpunim me inspektoratin dhe DAP, ka kryer kontrolle në tre dyqane rrobash në Tetovë, në dy prej të cilëve janë konfiskuar veshje rrobash për fëmijë dhe xhinse.

“Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë në bashkëpunim me Drejtorinë e të Hyrave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, dje (12-dhjetor) nga ora 12:00 deri në ora 13:00 kanë kryer aksion kontrollues në tre objekte afariste (butiqe) në Tetovë.

 Në dy prej tyre janë zbuluar dhe konfiskuar 57 palë veshje sportive për fëmijë dhe 23 palë xhinse, për shkak të dyshimit se pronarët e objekteve kanë kryer veprën penale “shkelje e të drejtave të pronësisë industriale dhe shfrytëzim të paautorizuar të një shoqërie tjetër”.

Ndaj B.N.(42) dhe Z.N.(54) nga Tetova, pas dokumentimit të plotë të rastit, si pronarë të objekteve do të përgatiten parashtresa sipas nenit 285 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat