Policia me aksione në Tetovë, sanksionon 24 shoferë për mos respektim të detyrimeve ndaj këmbësorëve

Tetova

Policia me aksione në Tetovë, sanksionon 24 shoferë për mos respektim të detyrimeve ndaj këmbësorëve

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 12:06
Tetovë

Dje (20-dhjetor) nga ora 10.00 deri në ora 14.00 në zonën e SPB-Tetovë, është kryer aksion kontrollues ndaj shoferëve – nëse dhe sa prej tyre respektojnë detyrimet ndaj këmbësorëve.

Përveç kësaj, janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 24 drejtues automjetesh (TE-19 dhe GV-5) të cilët nuk i kanë lëshuar që të kalojnë këmbësorët në vendkalimet e shënuara.

“Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa, gjëgjësisht gjoba në para, të cilat, në varësi të llojit dhe karakterit të shkeljes, variojnë nga 200 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë. Ata të cilëve u janë shqiptuar gjoba të theksuar prej 250 euro do tu rivokohen përkohësisht patentat e tyre të vozitjes nga tre muaj deri në një vit. Gjatë kontrollit, u sanksionuan edhe 11 lloje të tjera të shkeljeve (TE-8 dhe GV-3)”.

“Duke pasur parasysh frekuencën e rritur të trafikut në zonën më të gjerë të Pollogut, Sektori i punëve të brendshme-Tetovë apelon shoferët që të japin rregullisht përparësi kalimi, gjegjësisht t’i lëshojnë që të kalojnë këmbësorët, kurse këmbësorët, nga ana tjetër, të shikojnë se kur dhe si i kalojnë rrugët dhe si lëvizin, veçanërisht në rrugë ku nuk ka trotuar të formësuara”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat