Banorët e Unazës së Re: Qeveria të na lërë rehat, drejtësia të burgosë Gjiknurin dhe Qendron

Tirana

Banorët e Unazës së Re: Qeveria të na lërë rehat, drejtësia të burgosë Gjiknurin dhe Qendron

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 20:02
Protesta

Banorët e Unazës së Re janë duke protestuar edhe sot. Ata kanë dalë në rrugë, ndërsa qëndresa e tyre vijon për të dytin muaj rresht. Ata kërkuan jo vetëm anulimin e projektit skandaloz për ta, por thanë se duhet të shkojnë në burg ministri Damian Gjiknuri dhe kreu i ARRSH Afrim Qendro.

“Ne atë ligj do ta marrim dhe do ta kthejmë mbrapsht në interes të qytetarëve. Çfarë ka bërë ARRH , Damian Gjiknuri përgjegjësi kryesor së bashku me Afrim Qendron dhe Edi Rama në Unazës e Re. Për banesat që janë bërë qoftë me hipotekë, bizneset i shpronësojnë me 200 mijë lekë të vjetra. Çfarë bëjnë këta. Na merr 200 mijë lek dil nga shtëpia dhe ta blej unë 3 mijë euro. Kjo gjë kur themi për oligarkinë flasim për konceptin e qeverisjes të së pasurve dhe injorantëve, një grupi të mbyllur. Të gjithë kemi qenë në emigracion por se kemi bërë vilën si në Surrel, prandaj themi që ka krim të organizuar”, tha avokati, Artan Manushaqe.

Ndërsa një tjetër protestues ka përmendur edhe kërcënimet ndaj gazetarit të njohur Ylli Rakipi, duke thënë se një pushtet që përdor metoda të tilla ndaj fjalës së lirë është i destinuar të dështojë. Banorët janë shprehur se janë të vendosur për të mbrojtur banesat e tyre, pasi i kanë bërë me gjak dhe ndershmërisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat