Ngrica në rrugët e Tiranës, bashkia hedh gjatë natës kripë dhe skorje

Tirana

Ngrica në rrugët e Tiranës, bashkia hedh gjatë natës kripë dhe skorje

Më: 8 janar 2019 Në ora: 10:38
Tiranë

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë në gatishmëri për mbajtjen hapur të rrugëve në zonat rurale, duke hedhur kripë dhe skorje.

Gjatë natës, punonjësit bashkë me automjetet e vëna në dispozicion  nga Bashkia kanë hedhur kripë jo vetëm në zonat rurale, por edhe në rrugët brenda kryeqytetit për të shmangur rrezikun e rrëshqitjes së automjeteve e të qytetarëve.

Rruga “ Lord Bajron”, “Don Bosko”, Shkozë  janë disa prej zonave ku eshte ndërhyrë gjatë gjithë orëve të mbrëmjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat