Zjarri përfshin tre dyqane në pazarin e ri në Tiranë

Tirana

Zjarri përfshin tre dyqane në pazarin e ri në Tiranë

Më: 8 janar 2019 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Tre dyqane në zonën e Pazarit të ri në Tiranë janë përfshirë nga flakët për arsye ende të paqarta.

Flakët kanë përfshirë tre ndërtime të vjetra në pazarin e rikonstruktuar vite më parë nga bashkia. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të izoluar flakët.

Ende nuk është mësuar shkaku i rënies së flakëve dhe se në cilin dyqan kanë nisur ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat