LSI deklaratë publike për të shprehur qëndrimin e saj mbi protestën - Bota Sot
LSI deklaratë publike për të shprehur qëndrimin e saj mbi protestën

Tirana

LSI deklaratë publike për të shprehur qëndrimin e saj mbi protestën

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 14:18
LSI

Lëvizja Socialiste për Intergim ka reaguar nëpërmjet një deklarate zyrtare, të lëshuar për mediat, ku ka komentuar përshkallëzimin e protestës së opozitës së bashkuar.

Edhe në reagimin e partisë së dytë më të madhe opozitare, theksohet se faji është i Policisë së Shtetit, që provokoi përshkallëzimin në akte dhune të protestës.

LSI thekson në deklaratë se Policia nuk kontaktoi për asnjë moment me organizatorët e protestës, duke shkelur tërësisht ligjin.

GJithashtu, në deklaratë thuhet se efektivët e policisë dhe Gardës së Republikës, kanë përdorur “Lëndë Helmuese Luftarake” mbi protestuesit, duke dëmtuar shëndetin e tyre.

“Ju sigurojmë se LSI dhe Opozita po përpiqet të bëjë të pamundurën për t’i mbajtur protestuesit të qetë dhe nën kontroll, pavarësisht se provokimet e strukturave qeveritare të nisura prej disa ditësh tashmë, vazhdojnë ende të cënojne të drejtën e qytetareve për të protestuar për një ndryshim pozitiv”, thuhet më tej në deklaratën e LSI-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...