OSBE kundër çdo akti dhune

Tirana

OSBE kundër çdo akti dhune

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 14:21
Protesta ne Shqiperi

OSBE i bërë thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje, duke dënuar aktet e dhunës ndaj kryeministrisë.

OSBE shprehet se përshkallëzimi i dhunës është shkelje e parimeve të protestës demokratike e paqësore.

Ndërsa thekson se autorët do mbajnë përgjegjësi për incidentet.

"Bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private. Përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme.

Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratike dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracinë në Shqipëri,”-thotë OSBE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat