Në Tiranë së shpejti vendoset shtatorja e Zahir Pajazitit

Tirana

Në Tiranë së shpejti vendoset shtatorja e Zahir Pajazitit

Më: 19 prill 2019 Në ora: 21:44
Shtatorja Heroit të Kombit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Në Komunën e Tiranës ka kaluar edhe në lexim të dytë vendosja e shtatores së Heroit të Kombit Zahir Pajaziti në Tiranë.

Kjo shtatore pritet që të vendoset pranë stadiumit “Dinamo” e ku po ashtu pritet që edhe një rrugë ta marrë emrin e heroit.

Lajmin e ka konfirmuar Perlat G. i cili është asamblist në Komunën e Tiranës.

Tanimë çështja e vendosjes së shtatores dhe emërimit të rrugës me emrin e komandantit ka mbetur vetëm çështje procedurale.

Kontribut për këtë iniciativë ka dhënë edhe gjenerali Rrustem Mustafa “Remi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat