Protesta kundër ardhjes së Vuçiç në Tiranë, policia shoqëron disa protestues

Tirana

Protesta kundër ardhjes së Vuçiç në Tiranë, policia shoqëron disa protestues

Më: 8 maj 2019 Në ora: 20:35
Foto

Lëvizja Vetëvendosja ka organizuar një protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër ardhjes së Presidentit serb, Alekandër Vuçiç në Tiranë.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosja, në këto moment kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë dhe ka shkruar deri në përplasje fizike.

Policia iu ka bërë me dije protestuesve të Lëvizjes Vetëvendosja se tubimi i tyre është i paligjshëm.

Gazetari i RTV Ora Besar Bajraktaraj raportoi se ka pasur shoqërime nga policia në radhët e protestuesve. Ende nuk dihet numri i tyre dhe veprat penale për të cilat akuzohen.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat