Erion Veliaj përgëzon Lulzim Bashën - Bota Sot
Erion Veliaj përgëzon Lulzim Bashën

Tirana

Erion Veliaj përgëzon Lulzim Bashën

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 22:48
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përgëzuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe Partinë Demokratike për protestën paqësore të zhvilluar për 2 orë e 20 minuta, ku nuk u shënua asnjë incident apo akt dhune.

Në një postim në Twitter, kryebashkiaku Veliaj thotë se protesta e sotme tregon se që aktet e dhunshme sikurse kanë ndodhur herët e kaluara, varen nga organizatorët e protestës.

“Urime @PDShqipëri & @lulzimbashaal për protestën e parë paqësore – provë se dhuna & paqja në Tiranë varet nga ju e nga askush tjetër! Një kthesë fantastike që krijon hapësira për ide e alternativa për #Zgjedhjet2021. Ndërkohe në #30Qershor jemi njësoj, gishtat lart nr.2”, thotë Erion Veliaj.

Opozita e bashkuar mbajti sot protestën e 9-të kombëtare kundër Qeverisë, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe dënimin e krimit elektoral të blerjes së votave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...