“E qëlloi me plumb në kokë”, zbardhet plagosja e 26- vjeçarit në Tiranë

Tirana

“E qëlloi me plumb në kokë”, zbardhet plagosja e 26- vjeçarit në Tiranë

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 18:41
Policia shqiptare

Mesditën e sotme një i riu u plagos me plumb në kokë në Tiranë.

Policia njofton se ka zbardhur ngjarjen ku mbeti i plagosur Indrit Çelaj, 26 vjeç,  lindur në Mallakastër e banues në Tiranë, i  cili ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Ushtarak ka shkuar një person, i cili ishte plagosur me armë zjarri, ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Rreth orës 11.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një vilë trekatëshe, shtetasi I.Ç ishte duke kryer punime  për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K.

 Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi I.Ç, pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V,  ky i fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.

 Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

 Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat