Kush janë anëtarët e “Venecias” në Tiranë

Tirana

Kush janë anëtarët e “Venecias” në Tiranë

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 10:49
Antarët e Venecias

Anëtarët e Komsionit të Venecias që ndodhen në Tiranë vijojnë takimet intensive në ditën e parë të misionit faktmbledhës.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, që është duke ndjekur këtë vizitë, thotë se delegacioni udhëhiqet nga zoti Kaarlo TUORI nga Finlanda, anëtar i Komisionit të Venecias.

Antarët e tjerë janë zonja Grainne MCMORROW nga Irelanda, zoti Schnutz Rudolf DÜRR,  kreu divizionit për Çështjet Kushtetuese si dhe Thomas MARKERT, sekretar pranë këtij Komisoni.

Komisioni ndodhet në Tiranë për misionin fakt-mbledhës sa i takon kërkesës për opinion nga mazhoranca nëse presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me zhdekretimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat