Aksident i rëndë është shënuar në Tiranë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën "Stavri Themeli", në orët e vona të mbrëmjes.
Një motorçikletë raportohet se ka humbur kontrollin dhe u përplas me një makinë të parkuar dhe për pasojë drejtuesi i saj është plagosur rëndë dhe më pas ka humbur jetën.
Ai ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i motorçikletës është identifikuar me inicialet E.M
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.