Tmerri i “Tiranës së Re”, arrestohet hajduti i portofolave - Bota Sot
Tmerri i “Tiranës së Re”, arrestohet hajduti i portofolave

Tirana

Tmerri i “Tiranës së Re”, arrestohet hajduti i portofolave

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 14:07
Foto

Policia në Tiranë pas kallzimeve të bëra nga qytetarët për vjedhjet e portofolave në autobusat e linjës urbane të “Tiranës së Re”, kanë kryer një operacion.

Si rezultat u arrestuar 42-vjeçari M. Xh., 42 pasi akuzohet për 5 raste të vjedhjes së portofolave, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe një tjetër për të njëjtat raste.

Njoftim/Tiranë

Operacion policor i koduar “Stacioni i fundit”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr.3.

Operacioni për zbardhjen, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve të portofolëve në linjat e autobusëve urban të Tiranës

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 5 raste të vjedhjes së portofolave.

Në pranga një shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, nisur nga shqetësimet dhe kallzimet e bëra nga qytetarët për vjedhjet e portofolave në autobusat e linjës urbane të “Tiranës së Re”, në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan operacionin policor të koduar “Stacioni i fundit” në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit:

– M. Xh., 42 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje).

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi V. J., 65 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje).

Në sajë të materialeve të administruara, kqyrjes së pamjeve filmike dhe veprimeve të tjera hetimore, rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autor edhe të 5 rasteve të mëposhtme të vjedhjeve të portofolave:

– Vjedhjes të portofolit të shtetasit S. J., të ndodhur më datë 28.10.2019;

– Vjedhjes të portofolit të shtetases B. D., të ndodhur më datë 28.10.2019;

– Vjedhjes të portofolit të shtetases D. S., të ndodhur më datë 05.03.2019;

– Vjedhjes të portofolit të shtetases M. K., të ndodhur më datë 24.03.2019;

– Vjedhjes të portofolit të shtetases Xh. L., të ndodhur më datë 02.05.2019.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat