Tiranë, Delegacioni i Venecias takon nesër opozitën për emërimet në Kushtetuese

Tirana

Tiranë, Delegacioni i Venecias takon nesër opozitën për emërimet në Kushtetuese

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 22:26
Foto

Delegacioni i Venecias që ndodhet në Shqipëri për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese do të ketë një takim dhe me përfaqësues të opozitës politike.

Në orën 08:15 të ditës së nesërme, Basha i shoqëruar edhe nga Petrit Vasili i LSI, Gazment Bardhi dhe Oerd Bylykbashi do të zhvillojnë një mëngjes pune me delegacionin e Venecias te Rogneri.

Në mbyllje, kryedemokrati Basha ka njoftuar se do të ketë një komunikim me gazetarët.

Pas takimit me Bashën delegacioni i Venecias do të takohet me kreun e KED, Ardian Dvorani.

Ndërkohë sot, ekspertët e Venecias patën një ditë të ngjeshur me takime që nisën me kryeparlamentarin Ruçi, përfaqësuesit e komisionit hetimor,presidentin Ilir Meta dhe Arta Vorpsin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat