Në kërkim për vrasjen e ish-efektivit, arrestohet Ilir Selmani

Tirana

Në kërkim për vrasjen e ish-efektivit, arrestohet Ilir Selmani

Më: 16 prill 2020 Në ora: 16:36
Ilir Selmani

Ilir Selmani i shpallur në kërkim si i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko, është arrestuar ditën e sotme nga policia.

Arrestimi i tij është bërë nga forcat “Shqiponja” në zonën e Xhamllikut në kryeqytet.

I ndaluari ishte shpallur në kërkim, i akuzuar si i përfshirë në krimin e ndodhur në datë 27 gusht 2019, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku u ekzekutua me armë zjarri Santiago Malko.

Shpallja e tij në kërkim u bë pasi nga kamerat e sigurisë në vendin e krimit e kanë fiksuar duke mbledhur bishtat e cigareve që kishte pirë i dyshuari tjetër, Blendi Teta.

Hetimet zbuluan se Ilir Selmani është pjesë e klanit të Leonard Dukës, i cili mendohet se është edhe organizatori i vrasjes.

Ndërkohë në fillim të muajit mars, Operacioni Forca e Ligjit kërkopi që Selmani të provojë pasurinë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat