Tirana si në ditë normale, rikthehet trafiku në kryeqytet

Tirana

Tirana si në ditë normale, rikthehet trafiku në kryeqytet

Më: 4 maj 2020 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Një numër i madh automjetesh por edhe këmbësorësh qarkulluan në Tiranë duke nisur nga orët e para të mëngjesit. Akset rrugore me trafik të rënduar ngjanin me kohën para shpalljes së pandemisë nga koronavirusi, ndërkohë që në rrugë kanë dalë edhe qytetarë të shumtë që shëtisin pa masa mbrojtëse si maska apo dorezat. Mes atyre që kanë thyer karantinën ishin edhe të moshuarit që populluan zonën e bulevardit të ri. 

Liberalizmi i masave Anti-covid 19 u pasqyrua me trafik të rënduar që prej orëve të para të mëngjesit të së hënës në tiranë. Kjo ishte situata në segmentin e Unazës.

E njëjta situatë vijoi për disa orë edhe tek dogana, ku drejtuesve iu deshën të presin me kohë të gjatë në kryeqytet.

Radhë të gjata automjetesh në trafik u vërejtën dhe në rrugët e brendshme të kryeqytetit.

Edhe pse Tirana mbetet në zonën e kuqe me numrin më të madh të personave të prekur nga koronavirusi, qytetarët u dyndën rrugët edhe pa automjete.

Shumë prej atyre që lëvizën në hapësirat publike të kryeqytetit nuk përdorin masa mbrojtëse, ndërsa arsyeja e daljes nga banesa është për shëtitje.

Edhe pse rekomandohet të mbajnë distancimin social për shkak se janë më të rrezikuarit nga pandemia, të moshuarit kanë populluar gjatë ditës edhe zonën e bulevardit të ri.

Ministria e shëndetësisë ka caktuar 18 majin si afat për hapjen e bar restoranteve, ndërkohë që administratorët e këtyre bizneseve po punojnë për krijimin e kushteve me qëllim rinisjen e aktivitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat