Zjarr në katin e fundit të një banese në Tiranë, s’ka të lënduar

Tirana

Zjarr në katin e fundit të një banese në Tiranë, s’ka të lënduar

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Policia e Tiranës njofton se vetëm pak momente më parë ka rënë zjarr në katin e fundit të një banesë në lagjen “Don Bosko”.

Banesa, në pronësi të shtetasit M.Ç., 60 vjeç është përfshirë nga flakët por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.06.2020, rreth orës 17:30, në rrugën “Don Bosko”, ka rënë zjarr në katin e fundit të baneses në pronësi të shtetasit M.Ç., 60 vjeç, ku nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm deme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat