Kur do të rinisin urbanët në Tiranë?

Tirana

Kur do të rinisin urbanët në Tiranë?

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:30
Tiranë

Përfaqësues të shoqatave të transportit janë mbledhur sot për të diskutuar mbi ultimatumin e fundit të kryebashkiakut Veliaj për heqjen e licencës nëse puna nuk fillon.

Burimet bëjnë me dije se ka një lloj dakordësie që transporti publik në kryeqytet të nisë nga puna ditën e hënë të javës së ardhshme.

"Përfaqësuesve të shoqatës u është premtuar nga bashkia se shkelja e protokollit të masave të sigurisë nga ana e qytetarëve pasagjerë nuk do të rëndojnë mbi shoferët, fatorinot apo pronarët e autobusëve" raportoi gazetarja e Rtv Ora.

Me realizimin e kësaj pike operatorët do të riktheheshin në punë, ndërsa për pikat e tjera ata kanë thënë se do të negociojnë me autoritetet teksa ofrojnë dhe shërbim për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat